Ndërlidhjet

SHBA mirëpret arrestimet në Pakistan


Pakistani ka arrestuar Zaki ur Rehman Lakhvi nën dyshimin se është ndër planifikuesit e sulmeve në Bombei të Indisë.

Autoritetet thanë se arrestimi u bë gjatë një aksioni në pjesën pakistaneze të Kashimirit. I arrestuari i takon një grupi islamist të nxjerrë jashtë ligjit.

Departamenti i Shtetit ka mirëpritur arrestimin duke theksuar se Pakistani po ndërmerrte "disa hapa pozitive".

India dhe SHBA-të kanë rritur presionet ndaj Pakistanit që të bashkëpunojë në rastin e të dyshuarve si autorë të sulmeve terroriste në Mumbai ku humbën jetën rreth 200 njerëz.
XS
SM
MD
LG