Ndërlidhjet

Buçkovski dënohet me 3.5 vjetë burg


Ish kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski, ish shefi i shtabit të ushtrisë dhe tre zyrtarë të tjerë janë shpallur fajtorë për shkelje financiare.

Buçkovski është dënuar me 3.5 vjetë burg nën akuzat se gjatë kohës që ka qenë ministër i mbrojtjes, gjatë konfliktit të vitit 2001, ka blerë sasi të mëdha armësh duke i shkaktuar buxhetit të vendit një dëm në vlerë prej 3.2 milionë dollarë.

Buçkovski e cilësoi vendimin si skandaloz dhe tha se do ta apelonte në gjykatat e shkallës më të lartë.
XS
SM
MD
LG