Ndërlidhjet

SHBA: Bllagojeviç, korrupsion politik


Guvernatori i shtetit federal amerikan Illinois, Millorad - Rod Bllagojeviç është arrestuar me akuzën se ka planifikuar përfitim financiar nga autorizimi për të emëruar pasardhësin në Senat të presidentit të posa zgjedhur Barack Obama.

Sipas akuzës federale Bllagojeviç është akuzuar se është kërcënuar të ndalë mbështetjen shtetërore për kompaninë Tribune Co që është pronare e të përditshmes Chicago Tribune.

Në këmbim për ndihmë shtetërore Bllagojeviç sipas pohimeve të akuzës kishte kërkuar që të largohen nga puna anëtarët e redaksisë që e kishin kritikuar.
Bllagojeviç akuzohet se ka keqpërdorur postin e guvernatorit për të përfituar para nga mjetet donacion gjatë fushatës zgjedhore. Në akuzë apostrofohen edhe "mashtrimet endemike në rastin e punësimeve" në administratën e Bllagojeviçit.

Duke bërë publike akuzat prokurori i Illinoisit Patrick Fitzgerald tha:

"Kjo është një ditë e trishtueshme për qeverinë dhe për qeverisjen në Illinois. Guvernatori Bllagojeviç na ka vendosur në një pozitë shumë të ulët. Guvernatori Bllagojeviç është arrestuar në mes të asaj që mund të quhet vetëm si krim i korrupsionit politik", tha Fitzgerald. Ky i fundit përjashtoi çdo mundësi që në keqbërje të jetë i përfshirë dhe presidenti i ardhshëm amerikan Barack Obama.
XS
SM
MD
LG