Ndërlidhjet

logo-print

Athinë: Policia hodhi gaz lotsjellës


Policia ka hedhur gaz lotsjellës kundër protestuesve, që gjuanin me gurë dhe bomba zjarri, gjatë përleshjeve së sotme në qendër të Athinës.

Këto trazira dhe greva e përgjithshme pothuajse e ka paralizuar Greqinë.

Mijëra demonstrues marshuan në Athinë në kuadër të grevës së përgjithshme. Por, ata poashtu kërkonin që qeveria të paraqes dorëheqje, pas trazirave disaditëshe, që u shkaktuan pas vrasjes së një të riu 15 vjeçar nga ana e policisë. Dy policë janë arrestuar lidhur me këtë vrasje.

Nga këto trazira janë plagosur disa vetë dhe janë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.
XS
SM
MD
LG