Ndërlidhjet

logo-print

Udhëheqësit kosovarë urojnë Martti Ahtisaarin



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka uruar ish presidentin finlandez, Martti Ahtisaari, të cilit sot i është dorëzuar Çmimin Nobel për Paqe.

Në një komunikatë për opinion, zoti Sejdiu i ka shprehur zotit Ahtisaari “mirënjohje për punën e madhe, urtësinë dhe largpamësinë e rrallë të treguar gjatë udhëheqjes së procesit të bisedimeve për pavarësinë e Kosovës”.

“Siç edhe jemi zotuar gjatë atij procesi të gjatë e të vështirë, Republika e Kosovës do të jetë një shembull i respektimit të të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie, race a besimi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i presidentit.

“Çmimi Nobel për Paqe ka shkuar në duart e duhura”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi për agjencinë e lajmeve DPA.

“Çmimi Nobel për Paqe i dhënë presidenti Ahtisaari është çmim i dhënë personit të duhur, njeriut i cili ka kontribuuar aq shumë për paqen globale dhe veçanërisht për Kosovën”, ka thënë kryeministri Thaçi.



XS
SM
MD
LG