Ndërlidhjet

Tbilisi: Në Osetinë Jugore u sulmuan vëzhguesit e OSBE-së


Ministria e brendshme e Gjeorgjisë tha sot se kryengritësit në Osetinë Jugore kanë hapur zjarr kundër një makine të blinduar me vëzhgues nga OSBE-ja, duke e dëmtuar makinën, por nuk ka pasur lëndime të monitoruesve.

Incidenti ndodhi afër kufirit të Osetisë Jugore në rajonin Gori.

Zëdhënësja e OSBE-së në Gjeorgji, Martha Freeman, konfirmoi se incidenti ka ndodhur, por nuk dha detaje.
XS
SM
MD
LG