Ndërlidhjet

Liderët e BE-së mbajnë samitin e fundvitit


Liderët e Bashkimit Evropian do të mbajnë sot në Bruksel samitin e fundvitit.

Si të luftohet ngrohja globale në kushtet e krizës financiare - do të jetë temë qendrore e samitit.

Liderët e BE-së pritet të miratojnë 260 miliardë dollarë për të nxitur ekonominë evropiane.

Polonia u prin vendeve, të cilat lobojnë për uljen e shpenzimeve, për ndryshimet klimatike, duke argumentuar se ato janë mjaft të kushtueshme tash për tash.

Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, ka thënë se Evropa do të bënte gabim real nëse do të dobësonte pozicionin në luftën kundër ngrohjes globale.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se nuk do të ketë vendime që do të rrezikojnë vendet e punës ose investimet në Gjermani.
XS
SM
MD
LG