Ndërlidhjet

Obama emëron një nobelist Sekretar të Energjisë


Mediat amerikane raportojnë se presidenti i zgjedhur, Barack Obama, pritet të emërojë Sekretar të Energjisë, fituesin e çmimit Nobel, fizikanin Steve Chu.

Ai është avokues i fuqishëm i hulumtimeve për energji alternative dhe të ripërtëritshme.

Në një konferëncë për shtyp, të cilën pritet ta mbajë sot pasdite, Obama do të emërojë Sekretar të Shëndetësisë ish-senatorin Tom Daschle.

Obama, i cili merr detyrën në janar, tashmë ka bërë publike shumicën e kabinetit, përfshirë Sekretaren e Shtetit, atë të Mbrojtjes si dhe të Thesarit.
XS
SM
MD
LG