Ndërlidhjet

logo-print

Kanada: Ignatieff do rrëzojë qeverinë


Kreu i Partisë Liberale në Kanada, aktualisht në opozitë, tha se do të largonte nga pushteti qeverinë konservatore të kryeministrit Harper.

Michael Ignatieff mori kryesinë e Partisë Liberale, e cila për shumë kohë dominoi politikën kanadeze, pak ditë më parë.

Kreu i opozitës kanadeze, Michael Ignatieff, në planin ndërkombëtar është i njohur si profesor i Harvardit dhe gazetar që ka mbuluar konfliktet në Kosovë dhe në Ruanda.

Ai është autor i disa librave mbi këto konflikte dhe drejtësinë ndërkombëtare.

Kanadaja është një nga vendet e G7-ës.
XS
SM
MD
LG