Ndërlidhjet

logo-print

Jeremiç: Refuzojmë BE-në për Kosovën


Serbia do të refuzojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse do të vendoset si kusht njohja e pavarësisë së Kosovës.

"Nëse njohja e pavarësisë së Kosovës bëhet kusht Serbia nuk do të ketë zgjedhje tjetër por t'i thotë jo Bashkimit Evropian, pavarësisht pasojave", ka deklaruar ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç.

Komentet e Jeremiçit, sipas mediave serbe, u bënë para Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të parlamentit të Serbisë.

Jeremiç ka shtuar se nuk beson se njohja e pavarësisë së Kosovës do jetë kusht për integrimin evropian të Serbisë.

"Nëse vendet anëtare nuk janë të detyruara për ta njohur Kosovën, atëherë pse duhet të ketë një kusht të tillë për vendet kandidate", ka pohuar Jeremiç.
Pesë vende anëtare të BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën.
XS
SM
MD
LG