Ndërlidhjet

Obama përsërit, nuk kemi folur me Bllagojeviçin


Presidenti i ardhshëm amerikan, Barack Obama u përpoq sërish të sqaronte se nuk ka asnjë lidhje mes tij apo ekipit tij dhe guvernatorit të Illinoisit Millorad Bllagojeviç i akuzuar për korrupsion.

Bllagojeviç mes të tjerash akuzohet se është përpjekur ta shesë vendin në Senat të lënë bosh nga Barack Obama në shkëmbim të favoreve të mëdha financiare.

Bllagojeviç, i cili është liruar me kusht vazhdon të mbajë postin e guvernatorit të Illinoisit e bashkë me të dhe të drejtën për të zgjehdur pasardhësin e Obamas në Senat.

Obama ka përsëritur se nuk ka folur asnjëherë me Bllagojeviçin për zgjedhjen e pasardhësit të tij. Ai adresoi dhe raportet e shumëpërfolura të ekipit të tij me zyrën e Ballgojeviçit.

"Jam plotësisht i bindur se zyra jonë nuk është e përfshirë në asnjë ujdi lidhur me vendin tim në Senat", tha Obama. Presidenti i ardhshëm amnerikan tha se, as nuk është marrë në pyetje, as nuk është kontaktuar nga zyrtarët federalë lidhur me rastin Bllagojeviç.
XS
SM
MD
LG