Ndërlidhjet

Beograd: Jepen detaje të masakrës së Podujevës


Një ish anëtar i njësisë famëkeqe serbe Skorpion ka dëshmuar me hollësi se si komandantët e tij masakruan 19 civilë shqiptarë në mars të 1999 në qytetin e Podujevës.

Dëshmia e tij erdhi në gjyqin kundër ish anëtarëve të Skorpionëve që po mbahet në Beograd.

"Pashë civilë të dilnin nga shtëpia. Së pari doli një plak, i pasuar nga dy gra me fëmijë në krahë dhe pas tyre vinin një djalë dhe një vajzë e vogël. Pas kësaj ndodhi ferri. Paraushtarkët thërrisnin mbështetuni pas murit, le t'i vrasim të gjithë". Ishte kjo dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur P1 gjatë ditës së sotme në Beograd.
XS
SM
MD
LG