Ndërlidhjet

Liderët e BE do miratojnë paketën financiare


Liderët e Bashkimit Evropian, në takimin që po mbajnë në Bruksel, janë afër arritjes së një marrëveshjeje për paketën e ndihmës në ekonomi dhe masat kundër ndryshimeve klimatike.

Shefat e qeverive të BE-së mund të pajtohen sot për planin 200 miliardë eurosh për rimëkëmbjen ekonomike.

Sa i përket ndryshimeve klimatike, Franca ka propozuar një kompromis përfundimtar për rrugët se si të ndalet emitimi i gazrave që shkaktojnë efektin serë.
Italia, Gjermania dhe disa vende të tjera kanë tërhequr vërejtjen se do të bllokojnë secilën marrëveshje që kërcënon vendet e punës.
XS
SM
MD
LG