Ndërlidhjet

logo-print

Belgjika akuzon 6 ekstremistët islamistë


Një ditë pasi u arrestuan, Belgjika ngriti aktakuza për anëtarësim në grup terrrorist ndaj gjashtë militantëve që dyshohen se janë të ndërlidhur me Al Kaedan.

Arrestimet e djeshme në Bruksel dhe Liege u bënë disa orë para fillimit të samitit të liderëve të BE-së në Bruksel.

Zyra federale e prokurorisë tha se gjithë të arrestuarit janë belgë, ndërsa në mesin e tyre është dhe një grua, Malika Al Aroud.

Burri i parë i El Aroud vdiq në vitin 2001 në një sulm vetëvrasës në Afganistan, në të cilin e humbi jetën luftuesi i talebanëve, Ahmed Shah Massoud.
XS
SM
MD
LG