Ndërlidhjet

logo-print

Greqi: Protestat hynë në ditën e shtatë


Disa mijëra njerëz janë tubuar sot në Athinë në protestën e radhës për vrasjen e një 15-vjeçari nga ana e policisë.

Demonstrata gjithashtu pritet të mbahen në Selanik, qytetin e dytë për nga madhësia në vend.

Greqia është tronditur nga protestat dhe trazirat që nga vrasja e djaloshit shtatë ditë më parë.

Protestuesit dhe opozita i kanë bërë thirrje qeverisë konservatore të kryeministrit Costas Caramanlis të japë dorëheqje, për shkak të mënyrës së trajtimit të protestave.
XS
SM
MD
LG