Ndërlidhjet

Afganistan: Trupat e NATO-s vranë tre civilë


Forcat e koalicionit të NATO-s kanë vrarë sot tre civilë afganë dhe plagosur 11 të tjerë në provincën Wardak.

Ushtarët kanë hapur zjarr ndaj dy automjeteve, që nuk janë ndalur pasi më parë shkrepën në ajër.

Zëdhënësi i aleancës tha se fill pas incidentit, trupat u sulmuan derisa po i trajtonin të plagosurit.

Tensionet ndërmjet qeverisë afgane dhe mbështetësve të Perëndimit, janë rritur sivjet për shkak të dhjetëra civilëve që janë vrarë në sulmet ajrore.
XS
SM
MD
LG