Ndërlidhjet

Wall Street: Mashtrim 50 miliardë dollarësh


Një komisioner i njohur në Wall Street raportohet se është arrestuar nën dyshimin se ka kryer mashtrim në vlerë prej 50 miliardë dollarë.

E përditshmja Wall Street Journal shkroi sot se ish kryesuesi i Nasdaq, Bernard Madoff, i cili për 50 vite me radhë ishte tregtuesi më i njohur në bursën e Nju Jorkut, u është dorëzuar agjentëve federalë nga bijtë e tij, për atë që ata e kanë quajtur "Skema Ponzi".

Charles Ponzi ishte përgjegjës për një nga mashtrimet më të mëdha në historinë amerikane, dhe emri i tij u vihet skemave piramidale, ku njerëzit paguajnë për programin që nuk ekziston.

XS
SM
MD
LG