Ndërlidhjet

Al Gore: Marrëveshje e re për ngrohjen globale


Ish nënpresidenti amerikan, Al Gore sot ka apeluar për një marrëveshje të re kundër ngrohjes globale.

Gore, i cili në vitin 2007 e ndau çmimin Nobel për Paqe për angazhimin e tij mbi ndryshimet klimatike, u prit si hero nga delegatët e 189 vendeve anëtare të OKB-së në konferencën mbi klimën në Poznanj të Polonisë.

Sesioni i sotëm i rrumbullaksoi bisedimet dy javore, të cilat rezultuan me pak progres për një traktat të ri global mbi klimën për reduktimin e emisionit të gazrave.

Marrëveshja, e cila pritet të konkludohet dhjetorin e ardhshëm në Kopenhagë, do ta zëvendësonte Protokollin e Kjotos, i cili skadon në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG