Ndërlidhjet

Tiranë: Caktohen gjykatësit në procesin Basha


Gjykata e Lartë e Shqipërisë i ka caktuar me short gjykatësit që do të gjykojnë ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, dhe ish zyrtarin e tij Andi Toma, të pandehur në dosjen e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.

Shefi i diplomacisë shqiptare akuzohet për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera për ndërtimine rrugës Durrës-Kukës.

Ky është rasti i parë që 10 vjet pas miratimit të Kushtetutës, Gjykata e Lartë gjykon një ministër në detyrë.

Kreu i trupit gjykues do të jetë Spiro Spiro, i cili do të caktojë datën e fillimit të gjykimit.
XS
SM
MD
LG