Ndërlidhjet

Greqi: Përleshje të protestuesve dhe policisë


Për të shtatën ditë me radhë policia greke u përlesh me protestuesit në kryeqytetin e Athinës.

Rreth 4 mijë studentë marshuan para parlamentit, duke hedhur koktej molotovi dhe gurë drejt policisë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Kryeministri Costas Caramanlis sërish i ka hedhur poshtë thirrjet e opozitës që të japë dorëheqje për shkak të trazirave, të cilat shpërthyen pas vrasjes së një 15 vjeçari nga një plumb i policisë.
XS
SM
MD
LG