Ndërlidhjet

Gates: Vendet arabe të ndihmojnë Afganistanin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates sot u ka bërë thirrje shteteve në Lindjen e Mesme që të ndihmojnë luftimin e përhapjes së ekstremizmit duke finansuar dhe stërvitur forcat afgane të sigurisë.

Duke folur në një takim të liderëve të Gjirit në Bahrein, Gates gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve të rajonit që ta mirëpresin "Irakun e ri në shoqërinë arabe".

Ai tha se ngurrimi për të ndihmuar këtë vend e rrit rrezikun që Iraku të bjerë nën ndikimin e Iranit.
XS
SM
MD
LG