Ndërlidhjet

logo-print

Odierno: Disa ushtarë mbeten në Irak edhe pas qershorit


Komandanti i trupave amerikane në Irak, gjenerali Raymond Odierno, tha sot se disa ushtarë të Shteteve të Bashkuara do të mbeten në qytetet irakiane edhe pas qershorit të ardhshëm, kur është afati që trupat luftarake të tërhiqen nga rajonet e banuara.

Këto komente ai i bëri para gazetarëve në bazën ajrore amerikane në Balad, në veri të Bagdadit.

Gjenerali Odierno tha se këto trupa do të shërbejnë si ekipe trajnimi dhe mbikëqyrjeje.
XS
SM
MD
LG