Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri Brown në Afganistan


Kryministri britanik, Gordon Brown, i ka falënderuar ushtarët e Britanisë për shërbimin e tyre në Afganistan.

Gjatë një vizite të paparalajmëruar në këtë vend, kryeministri Brown, u takua me ushtarët britanikë në provincën jugore Helmand, ku dje janë vrarë katër ushtarë britanikë. Ai pastaj arriti në Kabul, për bisedime me presidentin Hamid Karzai. Së fundit zoti Brown, e kishte vizituar Afganistanin në muajin gusht.

Prej vitit 2001, në Afganistan janë vrarë më se 130 ushtarë britanikë.
XS
SM
MD
LG