Ndërlidhjet

Rusi: Kasparov dhe Nemtsov formojnë parti të re


Politikanët opozitarë në Rusi, Garry Kasparov dhe Boris Nemtsov, sot kanë formuar një parti të re, me emrin Solidariteti.

Mediat ruse kanë raportuar se me rastin e formimit të kësaj partie, në takimin që u zhvillua afër Moskës, morën pjesë më se 300 politikanë, përfshirë edhe anëtarë të partisë liberale Yabloko.

Opozita ruse po përpiqet që të bashkohet kundër Kremlinit autoritar.
XS
SM
MD
LG