Ndërlidhjet

logo-print

Tbilisi: Ushtria ruse përsëri në një fshat kufitar


Gjeorgjia thotë se ushtarët e Rusisë sot u kthyen përsëri në një fshat kontestues gjeorgjian afër kufirit me rajonin separatist, Osetia Jugore.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Shota Utiashvili, tha se forcat e Rusisë i kanë detyruar policët gjeorgjianë, që të tërhiqen nga Perevi.

Misioni i Bashkimit Evropian, që e ka monitoruar armëpushimin prej përfundimit të luftës ndërmjet Gjeorgjisë e Rusisë në gusht të këtij viti, ka kërkuar që forcat ruse të tërhiqen nga kjo hapësirë.

Ushtarët rusë ishin tërhequr nga ky fshat të premten.
XS
SM
MD
LG