Ndërlidhjet

logo-print

Indi: Nuk shkelëm hapësirën e Pakistanit


Forcat ajrore indiane kanë mohuar njoftimet se një aeroplan luftarak i Indisë ka shkelur zonën ajrore të Pakistanit. Zyrtarët pakistanezë më herët thanë se një aeroplan indian hyri në hapësirën e Pakistanit por u ndjek prapa nga një aeroplan pakistanez. Akuzat bëhen pas tensioneve të fundit midis dy vendeve për sulmet në qytetin indian të Mumbait. Edhe India edhe Pakistani posedojnë armë bërthamore.
Ndërkaq kryeministri britanik Gordon Brown do takojë kryeministrin e Indisë Manmohan Sing. Dy liderët do të disukutojnë për luftën kundër terrorizmit dhe stabilitetin rajonal.
XS
SM
MD
LG