Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Ndërhyrja në Irak e nevojshme


Presidenti amerikan George Bush zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar lamtumire në Irak.

Duke folur në takimin me homologun e tij irakian, Xhalal Talabani, presidenti amerikan tha se ndërhyrja në Irak ishte e vështirë, por "e nevojshme për sigurinë amerikane, shpresën e Irakut dhe paqen botërore".

Talabani e quajti presidentin amerikan "një mik të madh të popullit irakian". Dy presidentët nënshkruan paktin e sigurisë mes dy vendeve, pakt që parasheh largimin e trupave amerikane nga Iraku pas tre vjetësh.

Kjo ishte vizita e katërt e Bushit në Irak. Presidenti Bushilargohet nga Shtëpia e Bardhë në janar derisa më 20 janar bën betimin presidenti i ri Barack Obama.
XS
SM
MD
LG