Ndërlidhjet

logo-print

Brown: Të luftohen ekstremistët në Pakistan


Kryeministri britanik, Gordon Brown, tha se një e treta e planeve më serioze terroriste, të cilat i hetojnë autoritetet britanike, kanë lidhje me ekstremistët e dyshuar në Pakistan. Brown i bëri komentet gjatë një vizite në Pakistan.

Ai u ofroi zyrtarëve pakistanezë ndihmën e Britanisë në betejen me ekstremistët, përfshirë pajisjet për detektimin e bombave dhe eksplozivëve në aeroporte.

Kryeministri britanik qëndroi në Pakistan, Indi dhe Afganistan për të inkurajuar bashkëpunimin për luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG