Ndërlidhjet

Bush: Do arrijmë sukses në Afganistan


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, tha se do të jetë betejë e gjatë për të arritur stabilitetin në Afganistan.

Gjatë një vizitë të papritur në Kabul, Bush deklaroi se do të jenë ditë të vështira përpara për të luftuar talibanët dhe militantët e Al Kaidës.

"Kam besim të plotë se ne do të arrijmë sukses në Afganistan, sepse ne dhe partnerët tanë këtu jemi të përkushtuar. Jam i sigurt, sepse besoj në lirinë si dhuratë e të plotfuqishmit për secilin njeri në botë", ka thënë Bush.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin afgan, Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG