Ndërlidhjet

Jeremiq: Nuk kemi biseduar për zyrën e EULEX-it


Ministri i jashëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha sot se nuk është biseduar për hapjen e zyrës së misionit EULEX në Beogard, por, sipas tij, nuk do të ishte problem nëse kjo ndodhë.

"Ne bashkëpunojmë me misionin evropian dhe në cilin moment do të bëhet formalizimi eventual i pranisë së EULEX-it në Beograd - për këtë çështje nuk kemi biseduar", u tha gazetarëve ministri Jeremiq dhe shtoi se "nuk shohë ndonjë problem që kjo të ndodhë".

Këto komente u bënë pasi dje shefi i misionit të Bashkimit Evropian EULEX në Kosovë, Iv de Kermabon, tha se në Beograd së shpejti do të hapet zyra e këtij misioni.
XS
SM
MD
LG