Ndërlidhjet

Paris: Mali i Zi e dorëzoi aplikimin për BE


Mali i Zi sot formalisht e ka paraqitur kërkesën për pranim në Bashkimin Evropian. Këtë e shpalli kryeministri Millo Gjukanoviq, pas takimit me presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy, vendi i të cilit e kryeson presidencën e radhës së BE-së.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Olli Rehn, e mirëpriti kandidimin e Malit të Zi, duke thënë se kjo reflekton përkatësinë e Podgoricës ndaj vlerave fundamentale evropiane.

Mali i Zi e shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2006 me referendum.
XS
SM
MD
LG