Ndërlidhjet

Rusia dhe SHBA-të ende kanë "dallime serioze"


Zyrtarët e Rusisë dhe ata të Shteteve të Bashkuara, që zhvilluan negociata për mbrojtjen raketore dhe marrëveshjen kryesore për armatim, thonë se ende kanë "dallime serioze".

Këto komente u bënë nga zëvendës ministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, pas bisedimeve të zhvilluara në Moskë me nënsekretarin amerikan të shtetit për kontroll të armatimit dhe siguri ndërkombëtare, John Rood.

Ishte paraparë që në këto bisedime të shqyrtohej zëvendësimi i marrëvshjes së armatimit bërthamor START-1, e cila skadon vitin e ardhshëm.

Planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, Rusia i konsideron kërcënim për armatimin e saj atomik, ndërsa Uashingtoni këmbëngulë se ky sistem synon mbrojtje ndaj kërcënimit potencial nga Irani.
XS
SM
MD
LG