Ndërlidhjet

Filloi hetimi për shkarkimin e guvernatorit Blagojevich


Ligjëvënësit në shtetin Ilinois, prej nga është presidenti i zgjedhur, Barack Obama, e kanë ndërmarë hapin e parë drejt shkarkimit të guvernatorit, Rod Blagojevich.

Ai ishte arrestuar javën e kaluar për dyshime lidhur me akuza se është përpjekur ta shesë vendin e zotit Obama në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Guvernatori Blagojevich i ka hedhur poshtë akuzat.

Mbrëmë vonë ligjëvënësit unanimisht e filluan hetimin për shkarkim.

Barack Obama ka thënë se as ai e as ndonjëri prej anëtarëve të stafit të tij nuk kanë pasur kurrfarë diskutimi me zyrën e guvernatorit Blagojevich lidhur me atë se kush do ta plotësoj vendin në Senat, kur zoti Obama më 20 janar bëhet president i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG