Ndërlidhjet

Kirgizia e bllokon programin e Radios Evropa e Lirë


Autoritetet e Kirgizisë po kërkojnë që të kenë mbikëqyrje paraprake të programeve në Radio Azattyk, që është program i popullarizuar në gjuhën kirgize i Radios Evropa e Lirë.

Në një njoftim të REL, thuhet se udhëheqësi i radios dhe televizionit kirgiz, që kontrollohet nga shteti, ka thënë se programet Azzatyk janë "shumë negative dhe shumë kritike" për qeverinë e Kirgizisë.

Sipas tij, derisa të mos mundësohet që autoritetet qeveritare t'i dëgjojnë paraprakisht programet, ato nuk do të lejohet që të transmetohen.

Jeffrey Hirschberg nga Bordi i Guvernatorëve për Transmetues, që i mbikëqyrë radiot ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, ka thënë se kushtet e propozuara për censurë janë të papranueshme.
XS
SM
MD
LG