Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Dënohet mjeku irakian për terrorizëm


Mjeku irakian Bilal Abdullah, 29 vjeç është gjetur fajtor për planifikimin dhe zbatimin e sulmeve terroriste në Londër dhe në Gllasgou në qershor të vitit 2007.
Dënimi do t'i shqiptohet Abdullahut në një datë të mëvonshme.

Në Londër dy makina ishin mbushur me gaz, naftë dhe gozhdë dhe ishin vendosur jashtë një klubi nate në një zonë shumë të frekuentuar. Makinat dështuan të shpërthenin. Dështimi shoqëroi dhe sulmin në aeroportin e Gllasgout, ku humbi jetën bashkëpunëtori i Abdullahut.
XS
SM
MD
LG