Ndërlidhjet

Disa vende botërore diskutojnë për Iranin


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, tha se shtetet arabe, të cilat janë të shqetësuaara me programin bërthamor të Iranit, dëshirojnë të takohen rregullisht me gjashtë vendet, të cilat po provojnë të negociojnë me Teheranin.

Rice i bëri këto komente pas takimit të përbashkët ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, si dhe përfaqësuesve të disa vendeve arabe.

Takimi është përshkruar si informues dhe joformal, por nuk janë diskutuar mundësitë e sanksioneve shtesë ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG