Ndërlidhjet

HRW: EULEX të hetojë krimet me motive etnike


Organizata Human Rights Watch i bën thirrje misionit evropian (EULEX) në Kosovë që të hetojë dhe padisë krimet me motive etnike, si dhe krimet në kohën e luftës.

Në një letër të hapur drejtuar shefit të misionit EULEX, Iv de Kermabo, organizata thotë se "misioni evropian duhet të përgatisë strategjinë e hetimit të krimeve të luftës, duke vënë rastet më serioze në prioritet".

HRW thotë se gjyqësia kosovare ka qenë e fokusuar në një "numër të vogël të çështjeve, kryesisht duke akuzuar kryerjen e krimeve kundër grupeve etnike shqiptare dhe jo serbe".
XS
SM
MD
LG