Ndërlidhjet

Sllovenia kërcënon me veto ndaj Kroacisë


Sllovenia ka thënë se do t'i kundërshtojë negociatat e mëtejme të BE-së me Kroacinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të gjata që kanë këto dy vende rreth kufirit.

Kroacia pritet të fillojë këto ditë raundin e ri të bisedimeve për anëtarësim, mirëpo Sllovenia tha se do t'i bllokojë negociatat pasi Kroacia, bashkë me dokumentet, ka parashtruar edhe një hartë të kufirit.

Kroacia tha se veto e Sllovenisë do t'i keqësojë raportet midis dy vendeve.
XS
SM
MD
LG