Ndërlidhjet

Irak: Përfundon misioni i trupave shqiptare


Shqipëria bëri të ditur se do të tërheqë ushtarët e saj nga Iraku.

"Duke filluar nga e shtuna dhe gjatë javës në vazhdim, kontingjenti shqiptar do të kthehet në Atdhe", tha zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes.

Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka dërguar trupa në Irak pas ndërhyrjes amerikane në pranverën e vitit 2003.

Kontingjenti shqiptar i përbërë nga 218 trupa ka shërbyer në Mosul nën komandën amerikane.

Mandati i OKB-së për forcat ndërkombëtare në Bagdad përfundon më 31 dhjetor të këtij viti. Përmes marrëveshjeve të veçanta dypalëshe në Irak, do të qëndrojnë edhe pas fundit të këtij viti trupat amerikane, britanike dhe australiane.
XS
SM
MD
LG