Ndërlidhjet

Lavrov: Obama-Medvedev, takohen së shpejti


Presidenti rus, Dimitry Medvedev, pret të takohet me homologun e tij amerikan, Barack Obama, menjëherë pas inaugurimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Obama do ta marrë zyrtarisht postin e presidentit të SHBA-ve më 20 janar 2009.

Lajmi për takimin e ardhshëm Obama-Medvedev bëhet i ditur nga shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Deklarata e Lavrovit erdhi pas takimit në Moskë me senatorin amerikan, Richard Lugar.

Ende nuk është folur për ndonjë datë konkrete dhe as për vendin e takimit mes dy presidentëve.
XS
SM
MD
LG