Ndërlidhjet

Serbi: Qeveria në parlament për Kosovën


Parlamenti i Serbisë ka filluar debatin për punën e Qeverisë.

Qeveria përballet me mocionin e mosbesimit për shkak të politikave ndaj Kosovës.

Opozita e akuzon Qeverinë aktuale se ka lejuar vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë, mision që i jep Kosovës atribute të shtetit.

Mocioni, që u iniciua muajin e kaluar, sipas analistëve, nuk ka gjasa për të kaluar në Parlament.

"Mocioni vetëm sa do ta forcojë Qeverinë", thotë Marko Bllagojeviq, nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Beograd.
XS
SM
MD
LG