Ndërlidhjet

Brammertz: Gjykata e Hagës deri në 2012


Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ka nevojë për më shumë kohë dhe më shumë fonde që t'i përmbyllë rastet që aktualisht gjenden në Gjykatë, tha kryeprokurori Serge Brammertz.

Sipas tij, Gjykata e Hagës ka nevojë edhe për dy vjet kohë shtesë, deri në 2012 dhe 15 milionë dollarë të tjera për vitin 2009. Kërkesat i kanë shkuar Këshillit të Sigurimit.

Gjatë një konference shtypi në Hagë, Brammertz tha se Gjykata aktualisht po gjykon 26 të dyshuar për krime lufte në shtatë gjykime.

"Eshtë e rëndësishme të kuptohet realiteti i afateve të reja kohore. Është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare të mundësojë zbatimin e mandatit tonë", tha kryeprokurori i Hagës.

Lidhur me bashkëpunimin e Serbisë Brammertz tha se "ka një cilësi të re bashkëpunimi", por duhet të jemi "optimist të kujdesshëm për rezultatet në të ardhmen".

XS
SM
MD
LG