Ndërlidhjet

Tbilisi: Dështimet e qeverisë në konfliktin e gushtit


Një hetim parlamentar në Gjeorgji ka nxjerrë në pah se "një morri dështimesh" në mënyrën se si qeveria dhe forcat e armatosura vepruan gjatë konfliktit të gushtit me Rusinë.

Raporti parlamentar thekson një numër dështimesh në "zbatimin dhe menaxhimin e politikave të sigurisë kombëtare dhe të drejtimit të ushtrisë".

Forcat ruse ndërhyn në Gjeorgji pas përpjekjeve të Tbilisit për të vënë nën kontroll rajonin e Osetisë së Jugut. Osetia e Jugut dhe Abkazia janë dy rajone të Gjeorgjisë që në mënyrë të njëanshme kanë shpallur pavarësinë, e cila është njohur vetëm nga Rusia.
XS
SM
MD
LG