Ndërlidhjet

Bisedimet Gjeorgji-Rusi, shënojnë përparim


Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë thanë se delegacionet e Gjeorgjisë dhe Rusisë kanë shënuar përparim në bisedimet e zhvilluara në Gjenevë.

Megjithatë të dyja delegacionet nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjet që lidhen me sigurinë dhe refugjatët.

Gjeorgjia dhe Rusia hynë në luftë në gushtin e kaluar lidhur me rajonin separatist të Osetisë së Jugut.

Bisedimet do të vazhdojnë në shkurtin e 2009.
XS
SM
MD
LG