Ndërlidhjet

SHBA-Ukrainë drejt fuqizimit të raporteve


Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina po shikojnë drejt fuqizimit të raporteve.

Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Volodymyr Ogryzko, do të bëjnë sot të njohur strategjinë e re të partneritetit.

Dokumenti ripërsërit përkushtimin e SHBA-ve për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO.

Bazuar në deklaratat e asistentit të Sekretares së Shtetit, David Merkel, dokumenti i dërgon sinjal Moskës, e cila kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
XS
SM
MD
LG