Ndërlidhjet

Moskë: Ndalim planet bërthamore nëse njëjtë vepron SHBA


Moska thotë se është e gatshme t'i braktisë planet e përtrirjes së arsenalit bërthamor, nëse Shtetet e Bashkuara ndalin vendosjen e sistemit anti-raketor.

Agjencia Interfax citon shefin e forcave strategjike ruse, Nikolai Solovtsov, të ketë thënë se "nëse amerikanët heqin dorë nga planet e tyre, edhe ne do t'u përgjigjemi me kënaqësi".

Shtetet e Bashkuara planifikojnë ndërtimin e rrjetit mbrojtës raketor në Çeki dhe Poloni.

Rusia i kundërshton ashpër këto plane.
XS
SM
MD
LG