Ndërlidhjet

Nga Rusia është larguar kapitali prej 80 mrd dollarë


Gjatë këtij viti nga Rusia është larguar kapitali privat në vlerë prej rreth 80 miliardë dollarë, ka deklaruar vice guvernatori i Bankës Qendrore të Rusisë.

Aleksej Ulyokayev ka shtuar se deri në fund të vitit 2008, shifra mund të arrijë në 100 miliardë dollarë.

"Gjatë tre tremujorëve, raporti i kapitalit të investuar dhe atij të larguar ishte neutral. Por nga shtatori, derdhja e kapitalit filloi të intensifikohet, kështu që në fund të nëntorit arriti 80 miliardë dollarë", ka thënë Ulyokayev.
XS
SM
MD
LG