Ndërlidhjet

SHBA: 17.4 mrd dollarë për industrinë e makinave


Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se qeveria amerikane do t'u japë 17.4 miliarda dollarë prodhuesve të automjeteve për t'i ndihmuar që të ristrukturohen dhe të parandalojnë falimentimin.

Zyrtarët thanë se firmat duhet t'i përdorin fondet që të bëhen më të qëndrueshme, përndryshe do t'i humbin paratë e taksapaguesve. Fondet do të tërhiqen nga paketa finansiare prej 700 miliardë dollarëve.

Nëse kompanitë nuk arrijnë të stabilizohen deri më 31 mars, 2009, huaja do të tërhiqet dhe paratë do të kthehen në Thesarin e shtetit.

Presidenti George Bush tha se ky plan do të kërkojë koncesione nga gjithë industria automobilistike amerikane.

"Kriza finansiare i solli kompanitë e makinave buzë falimentimit shumë më shpejt se'ç pritej", tha Bush.

Presidenti amerikan shtoi se kollapsi i prodhuesve të makinave mund ta fusë ekonominë në recesion të thellë e të gjatë.

XS
SM
MD
LG