Ndërlidhjet

Luftanijet ruse mbërrinë në Kubë


Tre luftanije të Rusisë mbërritën në ujërat e Kubës, në vizitën e parë të këtij lloji që nga koha e Bashkimit Sovjetik.

Marina ruse tha se destrojeri dhe dy anije shoqëruese do të ankorohen në Havanë për pesë ditë.

Anijet janë pjesë e skuadrës, e cila ndodhet për një vizitë të gjatë në Amerikën Latine.

Analistët thonë se turneu detar në Amerikën Latine ka të ngjarë të jetë përgjigje ndaj lëvizjeve të Uashingtonit në zonat, të cilat Rusia i sheh si sferë e ndikimit të saj, përfshirë Detin e Zi.
XS
SM
MD
LG