Ndërlidhjet

Çekia nuk e zgjati mandatin e trupave në Afganistan


Dhoma e Ulët e parlamentit të Çekisë ka dështuar ta vazhdojë mandatin për vendosjen e trupave çeke në Afganistan gjatë vitit të ardhshëm.

Mandati i 415 ushtarëve çekë, të cilët shërbejnë në kuadër të ISAF-it në Afganistan, dhe i 100 trupave elite që janë angazhuar në operacionet e forcave amerikane kundër Al Kaedas dhe talebanëve, skadon në fund të vitit 2008.

Vendimi i sotëm nënkupton përfundimin e këtyre misioneve.

Qeveria mund ta vonojë kthimin e tyre në shtëpi vetëm për dy muaj të tjerë.
XS
SM
MD
LG